Media amerikane: "Epoka e artë" e shtresës së mesme amerikane po përfundon
2022-11-16 15:25:35

foto nga VCG

foto nga VCG

Në një artikull të botuar më 3 nëntor në revistën amerikane "Fortune" thuhet se "epoka e artë" e shtresës së mesme në ShBA po shkon drejt fundit.

Sipas artikullit, ekonomistët zbuluan në bazë të analizës se nga marsi deri në mesin e tetorit të këtij viti, pasuria mesatare e shtresës së mesme, që zë 40 për qind të popullsisë së ShBA-së, ra me 7 për qind, ulja më e madhe që pas krizës financiare globale të vitit 2008. Në artikull shprehet mendimi se kjo rënie është shkaktuar nga pasiguritë ekonomike, si ngritja e interesit, amullia e tregut, zërat për recesionin ekonomik, niveli më i lartë i inflacionit në dekada, zhvlerësimi i monedhës etj. Sot gjithnjë e më pak amerikanë mund të përballojnë shpenzimet.

Shtresa e mesme është konsideruar si simboli i Ëndrrës Amerikane, e cila nuk mund të ndahet nga të ardhurat e qëndrueshme dhe zotërimi i pasurive të paluajtshme. Por me ashpërimin e inflacionit, kostoja e jetesës është shtuar shumë dhe është bërë gjithnjë e më e vështirë ruajtja e stilit të dikurshëm të jetës të shtresës së mesme.

foto nga VCG

foto nga VCG

Nga një studim tjetër del se edhe numri real i pjesëtarëve të shtresës së mesme në ShBA  ka filluar të tkurret. Sipas një analize të Qendrës Kërkimore "Pew" të ShBA-së, në vitin 1971, 61 për qind e të rriturve amerikanë konsideroheshin si shtresë e mesme, ndërsa në vitin 2021, shifra u ul në 50 për qind. Megjithëse pasuria e shtresës së mesme është ende e konsiderueshme, kjo shtresë është shumë e shqetësuar për pakësimin e pasurisë së vet, si pasojë e rënies ekonomike. (Wang Lei/ Artan)