OKB publikon draftin për çështjen e humbjeve dhe dëmeve në debatin për klimën
2022-11-16 15:05:22

Foto:VCG

Organizata e Kombeve të Bashkuara publikoi një projekt-tekst për të trajtuar çështjen e humbjeve dhe dëmeve, një nga temat më të nxehta në konferencën e OKB-së për klimën, raporton “Xinhua”.  

Drafti i OKB-së përqendrohet në çështjet që lidhen me marrëveshjet e financimit për adresimin e humbjeve dhe dëmeve.  

Termi “humbje dhe dëm” në negociatat e OKB-së për klimën i referohet shpenzimeve të bëra tashmë për shkak të ndikimeve të ndryshimeve klimaterike, të tilla si rritja e nivelit të detit ose valët ekstreme të të nxehtit.  

Drafti mund të përfshijë një fond të ri të përshtatshëm për këtë qëllim, si dhe forcimin e njësive ekzistuese operative.  

Drafti mund të ndryshohet nga negociatorët përpara se COP27 të përfundojë më 18 nëntor. (Elona)