Zbulohen maskotat zyrtare të Lojërave Olimpike dhe Paralimpike Paris 2024
2022-11-15 12:16:26
Foto nga VCG
Organizatorët e Paris 2024 zbuluan maskotat zyrtare të Lojërave Olimpike dhe Paralimpike Verore, njofton “Xinhua”.
“Phryges”, dy kapele me ngjyrat e flamurit francez, u zbuluan rreth 600 ditë përpara hapjes së Olimpiadës 2024.
Si Lojërat Olimpike ashtu edhe ato Paralimpike do të përdorin të njëjtin dizajn me dallime të vogla.
Produktet e licencuara të maskotave do të jenë të disponueshme nga 15 nëntori në dyqanin zyrtar të Paris 2024. (Fatosi)
Lajmet Kryesore