Stuhia e fortë lë pa energji mijëra australianë
2022-11-14 11:15:44
Foto: VCG
Dhjetëra mijëra njerëz në Australinë e Jugut (SA) kanë mbetur pa energji elektrike pasi një stuhi e fortë goditi shtetin, njofton “Xinhua”.
Autoritetet regjistruan më shumë se 423.000 goditje rrufeje të shtunën, pasi stuhia solli erëra që i kalonin 100 km në orë dhe përmbytje të shpejta.
Mëngjesin e së dielës u konstatuan rreth 76.000 konsumatorë pa energji elektrike, me disa zona të këshilluara se do të duhet të presin deri të hënën derisa shërbimi të rikthehet.
Shërbimi i Urgjencës Shtetërore (SES) mori më shumë se 1000 thirrje për ndihmë midis të shtunës dhe të dielës në mëngjes.
Një ciklon i vogël u raportua të ketë goditur kodrat e Adelaides, duke rrëzuar pemë dhe duke dëmtuar shtëpi. (Fatosi)
Lajmet Kryesore