Media amerikane: Mesazhet e Biden-it rreth ndryshimit klimatik nuk janë ato që pret bota
2022-11-14 16:22:13

foto nga VCG

foto nga VCG

Megjithëse presidenti i ShBA-së Joe Biden u përpoq të promovonte arritjet e vendit të tij lidhur me klimën në Konferencën e 27-të të Palëve të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimin Klimatik (COP27), duket se mediat amerikane nuk janë në një mendje me të. Në një artikull të botuar ditët e fundit në gazetën amerikane "The New York Times" thuhet se mesazhet e dhëna nga Biden-i kohët e fundit mbi ndryshimin klimatik nuk janë ato që kërkon bota.

Në artikull shprehet mendimi se vendet në zhvillim i akuzojnë vendet e industralizuara, me ShBA-në në krye, si fajtoret kryesore të ndryshimit të klimës, duke u kërkuar atyre të paguajnë dëmshpërblime, por deri tani "të vetmet që kanë paguar janë vendet evropiane". Administrata e Biden-it u angazhua se deri në vitin 2024 do të shpenzonte 11.4 miliardë dollarë amerikanë në vit për përballimin e problemeve klimatike, por vjet ajo pagoi vetëm 1 miliard dollarë. Sipas të dhënave statistikore, ShBA-ja ka mbajtur deri tani vetëm 5 për qind të premtimeve të saj. (Wang Lei/ Artan)

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG