Rusia e hapur për dialog për Ukrainën pa parakushte
2022-11-14 10:37:57

Foto: VCG

Rusia është e hapur për dialog për Ukrainën pa parakushte, deklaroi në një konferencë shtypi zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, njofton “Xinhua”.

Po ashtu, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se rajoni i Khersonit mbetet pjesë e Federatës Ruse, pasi statusi i tij është rregulluar me ligj. Nuk ka dhe nuk mund të ketë ndryshime.

Peskov tha se është e mundur të arrihen qëllimet e operacionit special ushtarak në Ukrainë përmes negociatave paqësore, por tani bisedimet janë të pamundura për shkak të pozicionit të Kievit zyrtar. (Fatosi)