Kryeministri kinez diskuton me kreun e OKB-së për multilateralizmin dhe ndryshimin e klimës
2022-11-14 11:37:03

Foto:Xinhua

Kryeministri kinez Li Keqiang ka diskutuar çështje të ndryshme, duke përfshirë multilateralizmin dhe ndryshimet klimatike, gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

Kryeministri kinez tha se Kina është e gatshme të mbajë komunikim dhe bashkërendim të ngushtë me OKB-në dhe të bëjë përpjekje për të ndihmuar vendet në zhvillim të përballojnë ndryshimin klimatik në kornizën e bashkëpunimit Jug-Jug.Li theksoi gjithashtu se Kina do të luajë rol konstruktiv në pezullimin e shërbimit të borxheve të vendeve afrikane në kuadër të G20-s.

Nga ana e tij, Guterres tha se bashkëpunimi ndërmjet Kinës e OKB-së është një shtyllë e rëndësishme e multilateralizmit.Ai shtoi se OKB-ja shpreson të thellojë bashkëpunimin me Kinën për të ndihmuar vendet në zhvillim të përballen me ndryshimin e klimës, për të lehtësuar barrën e borxheve dhe për të ruajtur sigurinë ndërkombëtare ushqimore e energjetike. (Çang Çuo)