Nis në Durrës projekti pilot për kursimin e energjisë
2022-11-13 16:57:39

Impianti ne Durres (Foto Facebook kryeministri Edi Rama)

Impianti ne Durres (Foto Facebook kryeministri Edi Rama)

Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se në Durrës ka nisur projekti pilot për zëvendësimin e pompave në impiantin e trajtimit të ujërave të zeza për zonën Durrës-Golem.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama bëri të ditur se Zëvendësimi i pompave të vjetra me konsum të lartë energjie me ato të reja ndihmon në rritjen e eficencës së energjisë elektrike.

Sipas tij, në këtë mënyrë ulet ndjeshëm konsumi i saj, pasi duhet kursyer që ta kemi. (Irma)