Japonia harton përgatitjen e politikave për valën e tetë të Covid-19
2022-11-13 17:27:04

Foto: VCG

Foto: VCG

Qeveria japoneze vendosi për një politikë për të lejuar çdo qeveri në nivel prefekture të deklarojë masa të shtuara për koronavirusin, mes shqetësimeve në rritje për shpërthimin e valës së tetë të infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë vendosi gjithashtu të rishikojë statusin aktual të alarmit në pesë shkallë të infeksionit në shkallën katër, bën të ditur “Xinhua”. Vendi regjistroi 78.268 infeksione të reja në mbarë vendin në një ditë, mbi 10.000 më shumë se një javë më parë, me 84 vdekje të reja në mesin e pacientëve me Covid 19.

Tokio konfirmoi 7969 raste ditore, Hokkaido raportoi 8,457 dhe prefektura Kanagawa 5190.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Hokkaido, ishulli kryesor më verior, pati rritjen më të lartë midis 47 prefekturave me 850 raste për 100.000 njerëz javën e fundit. Shigeru Omi, i cili kryeson panelin e ekspertëve që këshillojnë Ministrinë e Shëndetësisë, tha të enjten se numri i infeksioneve të reja tani është në një prirje rritëse në të gjithë Japoninë. 

Të mërkurën, paneli i ekspertëve të ministrisë paralajmëroi se vala e fundit e infeksioneve mund të përputhet ose të tejkalojë kulmin e valës së mëparshme prej më shumë se 260.000 rastesh ditore në gusht. (Irma)