Rigjallërimi i Azheke-s
2022-11-12 18:46:01

Azheke është një fshat i vogël në zonën kufitare të Kinës Jugperëndimore. Deri në vitin 2018, ky fshat i largët vuante prej varfërisë së skajme. Të ardhurat vjetore për frymë këtu ishin vetëm 420 dollarë amerikanë. Gjysma e banorëve të aftë për punë ishin larguar.

Në vitin 2018, ekspertë nga Universiteti "Sun Yat-sen" paraqitën “Planin e Azheke-s” për të zhvilluar turizmin. Një vit pas vënies në zbatim të "Planit të Azhekes", fshati doli nga skamja. Por, për të realizuar zhvillimin e vazhdueshëm, këtu duhen më shumë profesionistë për biznesin e turizmit. Mao Youde ishte studenti i parë që u kthye pas diplomimit. Tani ai menaxhon një bujtinë dhe ka zhvilluar disa veprimtari folklorike.