Turqia parashikon rritje ekonomike prej 5 për qind në vitin 2023
2022-11-12 17:47:06

Foto: VCG

Foto: VCG

Turqia parashikon rritje ekonomike prej 5 për qind në 2022 dhe synon të njëjtën normë rritjeje në 2023-shin, pasi qeveria pret të ruajë perspektivën e saj të ekuilibruar vitin e ardhshëm, deklaroi ministri turk i Thesarit dhe Financave, Nureddin Nebati, citon “Xinhua”.

Treguesit paraprakë për gjysmën e dytë të këtij viti tregojnë për një rritje të moderuar me ndikimin e ngadalësimit global, tha Nebati gjatë diskutimeve për buxhetin në Parlament.

Kapaciteti total i punësimit i vendit është rritur mbi periudhën para pandemisë dhe ka arritur nivele të larta historike, tha Nebati, duke shtuar se punësimi total arriti në 31.4 milionë njerëz që nga shtatori. Ndërsa në gusht, shkalla e papunësisë u ul në nivelin më të ulët të 8 viteve të fundit me 9.9 për qind.

Eksportet e Turqisë thyen një rekord në çdo muaj të vitit 2022 dhe tejkaluan 253 miliardë dollarë në vit në tetor, duke arritur nivelin më të lartë në historinë e Republikës, tha ministri.

Turqia po përballet me probleme financiare të papara në dekada, me lirën turke të zhvlerësuar me 45 për qind në vitin 2021 dhe gati 30 për qind këtë vit.

Banka Qendrore turke uli normën bazë me 1.5 pikë përqindjeje në 10.5 për qind më 20 tetor, një rënie e madhe këtë vit pavarësisht inflacionit të lartë. 

Inflacioni vjetor i Turqisë u rrit në 85.51 për qind në tetor, më i larti në 24 vjet.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është i bindur për të ecur përpara me politikën e tij të normave të ulëta të interesit për të nxitur rritjen. (Irma)