Anija kozmike e Kinës Tianzhou –5 u lidh me Stacionin Hapësinor të Kinës në një kohë rekord
2022-11-12 17:02:45

Foto/ Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës

Foto/ Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës

Anija kozmike Tianzhou-5 u takua dhe u lidh me Stacionin Hapësinor të Kinës vetëm rreth dy orë pas lëshimit të së shtunës, duke shënuar kohën më të shpejtë që është kryer ndonjeherë për një operacion të tillë.

Anija kozmike kreu një lidhje të shpejtë të automatizuar në portën e pasme të modulit bazë të Stacionit Hapësinor në orën 12:10, sipas Agjencisë së Fluturimeve Hapësinore me Astronautë të Kinës.

Kjo është hera e parë që një anije kozmike mallrash lidhet me Stacionin Hapësinor të Kinës ndërsa astronautët janë brenda në bord.

Teknologjia e lidhjes së shpejtë tregon aftësinë e Kinës për të siguruar furnizime emergjente në Stacionin Hapësinor në një kohë të shkurtër, nëse është e nevojshme. (Li Huailiang/Edmond)