Pagat në Eurozonë rriten me 5.2%
2022-11-11 14:27:58

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Punëtorët në gjashtë vende të Eurozonës po fitojnë 5.2 për qind më shumë sot se sa një vit më parë, bëri të ditur një raport i gjurmuesit të pagave, sipas të cilit pagat e tyre ende nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë inflacionit.

“Indeed Wage Growth Tracker”, një projekt i përbashkët midis Bankës Qendrore të Irlandës dhe faqes së internetit të punësimit “Indeed”, shikon të dhënat në kohë reale nga postimet e punës në internet për të prodhuar përditësime mujore rreth modeleve të pagave.

Analiza e saj e fundit zbuloi se paga është rritur në Francë, Gjermani, Irlandë, Itali, Holandë dhe Spanjë me një mesatare prej 5.2 për qind që nga fundi i tetorit 2021, që krahasohet me vetëm 1.5 për qind gjatë 2019, viti i parë i funksionimit të gjurmuesit, citon “China Daily”.

Gjashtë kombet e analizuara janë ekonomitë më të mëdha në Eurozonë, e cila është një grupim prej 19 kombesh që janë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe që përdorin euron për monedhë.

Sipas studimit, ka pak dëshmi se rritja e pagave do të ngadalësohet së shpejti.

“Këto tendenca përputhen me pritjet e bankave qendrore që pagat të vazhdojnë të rriten shumë mbi normat parapandemike së afërmi”,- bëri të ditur raporti i “Indeed Ëage Groëth Tracker”. (Irma)