CMG-ja: CIIE-ja vazhdon “ndarjen e së ardhmes”
2022-11-11 17:38:06

VCG

VCG

Vëllimi i kontratave të nënshkruara me afat njëvjeçar arriti në 73.52 miliardë dollarë amerikanë, 3.9 % më shumë se herën e kaluar...Ekspozita CIIE që u mbyll të enjten në Shangai, ka pasur një listë të dalluar arritjesh, thuhet në një koment të CMG-së.

 

Sipas të dhënave zyrtare, në CIIE-në e këtij viti kanë marrë pjesë 145 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare dhe mbi 2800 ndërmarrje nga 127 vende e rajone kanë ekspozuar për herë të parë 438 produkte, teknologji e shërbime të reja. Me arritjet e veta të pasura, CIIE-ja tregoi edhe një herë që ajo është bërë një dritare e Kinës për krijimin e modelit të ri të zhvillimit, një platformë për nxitjen e hapjes së nivelit të lartë dhe një produkt publik global që ndahet nga e gjithë bota, vijon komenti.

 

Kina ka një treg me përmasa gjigante dhe është partnerja kryesore tregtare e 140 vendeve e rajoneve të botës, ndërsa për pesë vjet me radhë është vendi me vëllimin më të madh të tregtisë së mallrave në botë. Në CIIE 2022, Kina u shpreh që do të nxitë ndarjen e përbashkët të mundësive që ofron tregu i vet gjigant,  hapja e saj institucionale dhe thellimi i bashkëpunimit ndërkombëtar. Me këtë platformë, më shumë palë "mund të ngjiten në trenin e shpejtë" të zhvillimit të Kinës, veçanërisht vendet më pak të zhvilluara.

 

VCG

VCG

Në CIIE 2022, ndërmarrjeve nga afro 30 vende më pak të zhvilluara iu ofruan pavijone falas dhe numri i pavijoneve të tyre u dyfishua krahasuar me vitin e kaluar. Frutat e thata nga Guinea Bisau, tapetet nga Afganistani ... këto mallra konkurruan me produktet teknologjike të vendeve të zhvilluara në një platformë të përbashkët dhe gjetën tregun e vet, duke dëshmuar se “frytet e zhvillimit po ndahen më shumë dhe në mënyrë më të barabartë nga popujt e botës”.

 

Ndarje e përbashkët do të thotë edhe hapësirë më e madhe për investime dhe inovacion. Këtë herë, pas aktivitetit të lidhjes të tregtisë dhe investimeve në kornizën e CIIE-së, vëllimi i kontratave të nënshkruara arriti në mbi 4 miliardë dollarë amerikanë. Shumë ndërmarrje të huaja morën vendim që të ndërtojnë fabrika dhe të formojnë qendra kërkim-zhvillimi në Kinë.

 

VCG

VCG

Qoftë ndërmarrjet e teknologjisë së lartë, qoftë ato të mallrave të vogla, kanë gjetur mundësi për futjen në tregun kinez nëpërmjet CIIE-së, duke eksploruar një hapësirë të re bashkëpunimi dhe zhvillimi. Ky është një shembull i gjallë që Kina nxit ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit dhe është një provë e fortë që shkëputja dhe ndërprerja nuk funksionojnë dhe se hapja e bashkëpunimi janë rruga e drejtë, mbyllet komenti i CMG-së. (Jiang Lei)