Zhvillimi i bashkëpunimeve ekonomike Shqipëri-Kinë
2022-11-11 10:00:20

Takimi i delegacionit kinez me Unionin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë (Foto CMG)

Takimi i delegacionit kinez me Unionin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë (Foto CMG)

Mekanizmi Kinë-EQL, me synim  nxitjen e futjes së  produkteve shqiptare në tregun kinez solli në Tiranë këtë javë  përfaqësuesen e posaçme e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës për bashkëpunimin Kinë-Europë Qendrore e Lindore, ambasadoren Jiang Yu dhe delegacionin që e shoqëronte. Gjatë takimit të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe të Industrisë së Shqipërisë, ambasadorja Jiang u shpreh se Kina i përkushtohet zhvillimit të bashkëpunimit miqësor me vendet e Europës Qendrore e Lindore, duke përfshirë Shqipërinë, dhe mirëpret produktet cilësore karakteristike shqiptare të futen në tregun kinez.  Ndërsa Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe të Industrisë, Ines Muçostepa, u shpreh se që nga viti 2012, kur u krijua Mekanizmi i bashkëpunimit Kinë-EQL, produktet bujqësore cilësore shqiptare po gjejnë gjithnjë e më shumë hapësirë në tregun kinez.

Eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi (Foto CMG))

Eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi (Foto CMG))

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës komenton këtë takim dhe zhvillimin e bashkëpunimeve ekonomike Shqipëri-Kinë

CMG: Çfarë solli ky takim midis delegacionit  kinez  dhe përfaqësuesve shqiptarë të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë ?

Bardhi Sejdarasi: Është një vizitë e rëndësishme, një takim i delegacionit të kryesuar nga përfaqësuesja e posaçme e këshilltarit të shtetit dhe ministrit të jashtëm të Kinës, Jiang Yu, një personalitet që vjen në Shqipëri në një momet të rëndësishëm të marrëdhënieve midis Kinës dhe Shqipërisë. Ajo ka qenë ambasadore në Shqipëri dhe është një njohëse shumë e mirë e të gjithë jetës ekonomike në vendin tonë. Tema është e rëndësishmë, sepse vjen në një moment kur ekonomitë e të dy vendeve kanë një impuls të rëndësishëm dhe pas qëndrimeve që lidhen me Shqipërinë. Ajo që është e rëndësihme në axhendën e përfaqsueses së lartë të Kinës është takimi me bizneset, duke patur parasysh ofertën që kompanitë kineze i paraqesin bizneseve shqiptare.

Tematika kryesore në takim ishte shfaqja dhe prezantimi permes videove që tregonin veprimtarinë e kompanive të njohura kineze në fusha të ndryshme  të zhvillimit ekonomik të Kinës dhe që ofertonin pikërisht bashkëpunim midis tyre dhe bizneseve shqiptare të interesuara. Interesimi ka qenë i ndjeshëm për kompani shqiptare dhe biznese që kanë nevojë të zgjerojnë tregjet e tyre  dhe ishin të interesuar që të kishin më shumë informacion, sepse nuk ka pasur shumë informacion deri tani.

Ky është një delegacion që vjen pas shumë kohësh, sepse prezantimi i kompanive kineze dhe nevojës së tyre për të bashkëpunuar me Shqipërinë vjen pasi duke u futur në një nga vendet e rajonit mund të bashkëpunojnë me pjesën tjetër. Kështu ndodh në përgjithësi dhe mendoj se ky është qëllimi i përfaqësueses së posaçme të Kinës në vizitën e saj në Shqipëri.

CMG: Sa i rëndësihëm është ky takim për të shtuar interesin e kompanive?

Bardhi Sejdarasi: Vlera e këtij delegacioni është në një informacion të shtuar dhe fushat që ato kanë interes, sepse në vendin tonë ka grupime që bashkëpunojë me biznese të Kinës, kemi shumë në fushën e energjive të rinovueshme. Kemi Vaun e Dejës ku qeveria ka shpallur një kërkesë që pas ndërtimit të ketë tender për një platformë notuese. Kompania është bërë pjesë e tenderit dhe ka kërkuar që të jetë pjesë e investimit. Ka një ofertë të re, ku kërkohet që një nga zonat e lira të Shqipërisë të jetë pjesë e një zhvillimi teknologjik dhe ne kemi një ligj për investimet i cili ofron shumë lehtësi. Ka oferta të kompaniva kinezë të cilat jo vetëm kërkojnë të jenë, por dhe të ofrojnë fabrika të plota, si për shembull  për prodhimin e makinave elektrike. Edhe në takim u diskutua sidomos me Unionin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë për të gjetur rrugë dhe mundësi që kompani kineze të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe të investojnë. Duket që kjo vizitë ndihmoi në marrjen e infirmacioneve dhe rritjes së bashkëpunimit.

Pamje nga takimi (Foto CMG)

Pamje nga takimi (Foto CMG)

CMG: Sa të ineteresuar dhe optimistë shprehen këta investitorë për bashkëpunim në kohë krize?

Bardhi Sejdarasi : Në kohë krize të gjitha bizneset kanë interes të diversifikojnë jo vetëm portofolin e tyre, por edhe bashkëpunimet. Kriza zakonisht  thuhet sikur e dëmtojë ekonominë e një vendi, por në raste të tjera krizat janë elementi në të cilën biznesi, individët përpiqen të zëvëndësojnë bizneset ekzistuese me ato të reja, të cilat orientohet dhe përfitojnë nga kriza. Në Shqipëri ka interes për investime dhe ka bashkëpunim në disa fusha me kompanitë kineze, që kohët e fundit janë intensifikuar.

 

CMG: Ka pasur një vizitë nga kancelari gjerman Olaf Scholz në Kinë, Komenti juaj ?

Bardhi Sejdarasi : Ka qenë një vizitë mjaft e rëndësishme dhe që ka patur jehonë të madhe. Në kinë kanë qenë 12 titanë të industrisë gjermane. Këto vizita janë të përgatitura me inteligjencë, por në momentin që shkojnë Volkswagen, Deutschbank, Siemens do të thotë që ka një interesim të shtuar.