CNBC: BE-ja shpreh shqetësim për ligjin e uljes së inflacionit të ShBA-së
2022-11-11 11:37:48

VCG

VCG

Rrjeti televiziv amerikan CNBC njoftoi të mërkurën që ministrat e financave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian zhvilluan një mbledhje, ku shprehën shqetësimin e tyre të përbashkët për miratimin e ligjit të uljes së inflacionit në ShBA, duke deklaruar që ky ligj do të shkaktojë kërcënime të rënda ndaj industrisë dhe ekonomisë europiane.

VCG

VCG

VCG

VCG

BE-ja ka listuar nëntë nene që mund të shkelin rregullat e tregtisë ndërkombëtare, posaçërisht atë që SHBA-ja "do të ulë ose heqë taksat mbi makinat elektrike të prodhuara në Amerikën e Veriut". BE-ja mendon që kjo do të shkaktojë pengesa jashtëzakonisht të mëdha për ndërmarrjet europiane që përqendrohen në prodhimin e makinave elektrike.