Shumëkombëshet pjesëmarrëse në CIIE tregojnë besim në potencialin e Kinës
2022-11-11 12:10:37

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në sfondin e rënies së ekonomisë botërore dhe proteksionizmit në rritje, pjesëmarrja e shumë kompanive shumëkombëshe  të gjysmëpërcjellësve në Ekspozitën e 5-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) dëshmon "besimin e tyre në potencialin e Kinës dhe vendosmërinë për të hyrë në tregun kinez," tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian.

Në përgjigje të komenteve të disa mediave perëndimore se ndalimi i vendosur nga ShBA-ja ndaj Kinës lidhur me mikroçipat çoi në humbje të mëdha të të ardhurave për kompanitë e mikroçipave, por nuk e dobësoi besimin e kompanive globale të këtij sektori te tregu kinez, Zhao tha se kjo vërteton që nxitja e zhvillimit me cilësi të lartë dhe e hapjes nga  Kina është në përputhje me prirjen e zhvillimit dhe përparimit të kohërave.

CIIE tërhoqi shumë ndërmarrje shumëkombëshe të gjysmëpërcjellësve, përfshirë ato amerikane. Produktet dhe shërbimet e tyre përfshijnë pajisje të prodhimit të gjysmëpërcjellësve, projektimin e mikroçipave dhe materiale gjysmëpërcjellësve.

Shumëkombëshet  e teknologjisë, të tilla si "Tesla", "Microsoft", "Meta", "Ericsson" dhe "Siemens", shfaqën gjithashtu prodhimet dhe pajisjet e tyre më të fundit, duke u përqendruar në teknologjitë më të përparuara, si metaverse, inteligjenca artificiale dhe robotika.