Zhvillohet ceremonia e dhënies së çmimeve të konkursit "Direkt për në Wuzhen"
2022-11-11 17:13:52

Në Qendrën Ndërkombëtare të Internetit të Wuzhen-it u zhvillua të premten ceremonia e ndarjes së çmimeve për konkursin global të internetit "Drejt për në Wuzhen", ku u publikua lista e fituesve të çmimeve në mjekësinë digjitale, "dy objektivat e karbonit" digjitalë, inteligjencën artificiale, internetin industrial, makinat e lidhura me rrjetin, sigurinë kibernetike dhe pasurimin e përbashkët digjital.

Në këtë konkurs u dhanë 7 çmime të posaçme, 7 çmime të kategorisë A, 21 çmime të kategorisë B dhe 34 çmime të kategorisë C.

Ky konkurs, që ka tërhequr 1110 projekte nga 24 vende të botës, është një aktivitet ndërkombëtar që fokusohet tek ekonomia digjitale.

Deri tani, ky aktivitet është zhvilluar katër herë, duke grumbulluar mbi tre mijë projekte të dalluara nga 24 vende të botës. Në këtë platformë, ndërmarrjet, talentet, kapitalet dhe ekspertët zhvillojnë shkëmbime të plota mendimesh dhe një numër i madh prej këtyre projekteve ka marrë financim, çka ka treguar rolin e mbledhjes së burimeve digjitale të këtij konkursi. (Jiang Lei)