Organi i lartë i PKK-së diskuton optimizimin e reagimit ndaj COVID-19
2022-11-11 12:05:18

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Komiteti i Përhershëm i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) u mblodh të enjten për të dëgjuar një raport mbi reagimin ndaj COVID-19 dhe për të diskutuar 20 masa që kanë të bëjnë me optimizimin e mëtejshëm të punës për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.

Në mbledhje u vu në dukje se po vazhdojnë të dalin variante të reja, se pandemia e koronavirusit është në vazhdim dhe se shpërthimet e reja vijojnë të shfaqen në Kinë.

Kina është një vend me një popullsi të madhe e me grupe të mëdha më pak të mbrojtura të popullsisë, zhvillim rajonal të paekuilibruar dhe burime mjekësore të pamjaftueshme. Shpërthimet në disa pjesë të Kinës janë në shkallë të konsiderueshme, u tha në mbledhje.

Masa më të vendosura dhe vendimtare anti-epidemike duhet të merren për të kontrolluar përhapjen e virusit dhe për të rivendosur rendin normal të punës dhe jetës sa më shpejt të jetë e mundur, u theksua në mbledhje, duke kërkuar gjithashtu të forcohen përpjekjet në studimin e krijimin e vaksinave dhe barnave kundër COVID-19.