Foto nga VCG
Disa nga akullnajat më ikonike në botë që janë pjesë e Trashëgimisë Botërore do të zhduken deri në vitin 2050, sipas një studimi të ri nga UNESCO, i cili nxjerr në pah shkrirjen e përshpejtuar të akullnajave për shkak të ngrohjes globale.
50 vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s janë zona të akullnajave, që përfaqësojnë pothuajse 10% të sipërfaqes totale të akullnajave të Tokës. Ato përfshijnë akullnajat më të larta pranë malit Everest.
Një studim i ri i tregon se këto akullnaja po shkrijnë me një ritëm të përshpejtuar që nga viti 2000 për shkak të emetimeve të dyoksidit të karbonit, që po ngrohin temperaturat. Ato aktualisht po humbasin 58 miliardë tonë akull çdo vit dhe janë përgjegjëse për gati 5% të rritjes së nivelit të detit, citon “RTSH”.
Megjithatë, studimi nënvizon se është ende e mundur të kursehen dy të tretat e tjera, nëse rritja e temperaturave globale nuk i kalon 1.5°C në krahasim me epokën para-industriale.
“Ky raport është një thirrje për veprim. Vetëm një reduktim i shpejtë i niveleve tona të emetimeve të CO2 mund të shpëtojë akullnajat dhe biodiversitetin e jashtëzakonshëm që varet prej tyre. COP27 do të ketë një rol vendimtar për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjeve për këtë çështje. UNESCO është e vendosur të mbështesë shtetet në ndjekjen e këtij qëllimi”,- tha Audrey Azoulay, drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s. (Elona)