CIIE e 5-të, mbi 73 miliardë dollarë marrëveshje të synuara
2022-11-10 21:26:19

Pas gjashtë ditë veprimtarish, Ekspozita e 5-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës u mbyll të enjten, me një vlerë të përgjithshme të marrëveshjeve të synuara për blerje njëvjeçare të mallrave dhe shërbimeve prej 73.52 miliardë dollarësh.

Vlera e marrëveshjeve të synuara u shtua me 3.9 % në krahasim me edicionin e vitit të kaluar.

Ekspozita e këtij viti mirëpriti pjesëmarrës nga 145 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë 284 ndër 500 kompanitë më të fuqishme dhe udhëheqëse në industritë e tyre përkatëse.

Mbi 2 800 kompani nga 127 vende e rajone morën pjesë në pavijonin e ndërmarrjeve, ku u ekspozuan 438 produkte, teknologji dhe shërbime të reja. 

Sivjet, një platformë e re ekspozimi digjitale u mundësoi 368 kompanive të teknologjive dhe pajisjeve që të marrin pjesë nëpërmjet internetit. Në këtë platformë u organizuan 64 veprimtari të drejtpërdrejta ose të regjistruara dhe u mblodhën mbi 600 000 opinione.

CIIE është organizuar për pesë edicione me sukses qysh nga viti 2018, si një platformë që promovon modelet e reja të zhvillimit, hapjen e nivelin të lartë dhe multilateralizmin, u shprehën organizatorët e ekspozitës. (Xu Guang)