Raporti: Kina renditet e para për treguesin e përmasave të talenteve
2022-11-10 15:37:40

VCG

VCG

Gjatë ekspozitës CIIE, Instituti Global i Studimit të Politikave zhvilloi Forumin e Lëvizjes dhe Zhvillimit të Talenteve Globale, duke publikuar "Raportin për prirjen dhe zhvillimin e talenteve globale".

Sipas këtij raporti, në dhjetë vendet e para të listës së treguesit të konkurrueshmërisë së talenteve globale, numri i vendeve të Europës dhe të Amerikave bashkërisht është po aq sa ai i vendeve aziatike. Kjo tregon që talentet globale po përhapen nga Europa e ShBA-ja për në Azi. Në këtë listë, Kina renditet në vendin e parë të botës për treguesin e përmasave të talenteve.

VCG

VCG

VCG

VCG

Në raport vihet në dukje që Kina ka epërsi të dukshme në përmasat e talenteve, dhe numri i krahëve të punës me moshë të përshtatshme e me nivel të lartë arsimor dhe numri i kërkuesve shkencorë renditen në vendin e parë të botës. Treguesi i përmasave të talenteve i Kinës është dy herë më i madh se i Gjermanisë, Britanisë e Francës të marra së bashku.

Për cilësinë e talenteve, Singapori, Koreja e Jugut dhe Izraeli renditen në tre vendet e para, teksa ShBA-ja dhe Kina kanë mjedis më të mirë për talentet. Në investimet për talentet, Danimarka dhe Suedia renditen në dy vendet e para, ndërsa në produktivitetin, numrin e patentave për frymë dhe përqindjen e vlerës së shtuar të prodhimit të nivelit të lartë në vlerën e shtuar të përgjithshme të  sektorit të prodhimit, Singapori ndodhet në vendin e parë. (Jiang Lei)