Foto nga VCG
Euroja digjitale është drejt realizimit, me Komisionin Evropian që po përgatit një propozim legjislativ duke rritur ndërgjegjësimin për këtë çështje, thanë zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) në një konferencë të hënën, e fokusuar në kuadrin legjislativ për euron digjitale, bëri të ditur “Xinhua”.
“Komisioni Evropian ka punuar së bashku me Bankën Qendrore Evropiane (BQE) për t'iu përgjigjur kërkesës në rritje për pagesat në internet. Shoqëritë dhe ekonomitë evropiane po kthehen shpejt në digjitale. Kjo është arsyeja pse ne kemi diskutuar për një euro digjitale me BQE-në, autoritetet publike dhe sektorin privat”,- tha në konferencë Valdis Dombrovskis, nënkryetar ekzekutiv i KE-së.
Propozimi për një euro digjitale për BE-në është planifikuar të miratohet në tremujorin e parë të vitit 2023, njoftoi KE-ja në faqen e saj të internetit.
“Është e nevojshme për një sistem pagesash efikas dhe të sigurt në epokën digjitale”,- tha presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, në konferencë, duke shtuar se do të ndihmonte gjithashtu në ndërtimin e besimit në sistemin monetar dhe inkurajimin e inovacionit.
Monedha digjitale do të bazohej në një infrastrukturë evropiane dhe për këtë arsye do të forconte autonominë strategjike të Evropës, shtoi ajo. (Elona)