OBSH: Të paktën 15 mijë viktima nga i nxehti në Evropë këtë vit
2022-11-09 17:29:50

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Organizata Botërore të Shëndetësisë njoftoi se të paktën 15 mijë persona vdiqën në Evropë këtë vit për shkaqe të lidhura drejtpërdrejt me nxehtësinë. Vlerësimi përfshin 4500 vdekje në Gjermani, gati 4000 në Spanjë, mbi 3200 në Britaninë e Madhe dhe 1000 në Portugali, përcjell “RTSH”. 

“Numri i vdekjeve nga temperaturat e larta pritet të rritet, pasi disa vende raportuan vdekje të tepërta të lidhura me nxehtësinë veçanërisht në verën e kaluar”,- deklaroi drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Spanja regjistroi temperatura rekord gjatë verës. Mesatarja e regjistruar në tetor të këtij viti ishte më e larta e regjistruar ndonjëherë që nga statistikat e disponueshme në vitin 1961, raporton Ministria spanjolle e Tranzicionit Ekologjik.

Temperatura mesatare e muajit të kaluar ishte 18 gradë, 3.6 gradë më e lartë se mesatarja e periudhës referuese (1981-2010).  (Elona)