Mongolia mbjell mbi 10 milionë pemë në 1 vit për të luftuar shkretëtirëzimin
2022-11-08 11:15:25

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mongolia ka mbjellë gjithsej 10.2 milionë pemë në të gjithë vendin që nga fillimi i fushatës së saj kombëtare të mbjelljes së pemëve "Miliarda Pemë" vitin e kaluar, njofton “Xinhua”.

Midis totalit të pemëve të mbjella, 1.3 milionë janë mbjellë në dhe pranë kryeqytetit Ulan Bator, njoftuan mediat lokale të hënën, duke cituar Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit.

Në tetor 2021, Mongolia nisi fushatën mbarëkombëtare të mbjelljes së pemëve ndërsa presidenti i vendit Ukhnaa Khurelsukh i tha Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se fushata synon të mbjellë të paktën një miliard pemë deri në vitin 2030 për të luftuar shkretëtirëzimin.

Deri në vitin e synuar, fushata parashikohet të rrisë mbulimin pyjor të vendit në të paktën 9 për qind dhe të reduktojë emetimet e karbonit me rreth 600.000 tonë.

Shkretëtirëzimi dhe degradimi i tokës kanë prekur tashmë 77 për qind të territorit total të Mongolisë, vetëm 7.9 për qind e të cilit tani mbulohet nga pyjet, sipas ministrisë. (Fatosi)