Nisma historike e CIIE për tregtinë ndërkombëtare
2022-11-07 10:21:37

Foto: VCG

Kina vazhdon të luajë një rol udhëheqës në ekonominë botërore dhe Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës (CIIE) është një nismë historike për tregtinë ndërkombëtare, tha një zyrtar grek për “Xinhua” me rastin e hapjes së edicionit të pestë të CIIE në Shangai.

“Për eksportuesit grekë, ekonomia e Kinës me zhvillim të shpejtë mbetet një treg kyç dhe tregtia jonë dypalëshe në rritje mbështet marrëdhënien e gjatë tregtare midis dy vendeve tona. Kjo është arsyeja pse Greqia dhe kompanitë greke kanë qenë pjesëmarrës aktivë në CIIE që nga fillimi i tij”,- tha Marinos Giannopoulos, drejtori ekzekutiv i “Enterprise Greece”, agjencia zyrtare e promovimit të tregtisë dhe investimeve të Greqisë.

Të dy vendet janë të pajisura me sistemin tregtar global dhe ndajnë një vizion të prosperitetit të qëndrueshëm për njerëzit e tyre dhe për botën, shtoi zyrtari.

“Ne kemi një histori të gjatë bashkëpunimi nga transporti në zinxhirët e furnizimit dhe ne në Greqi presim me padurim të kultivojmë marrëdhëniet tregtare me miqtë tanë kinezë edhe më tej në të ardhmen”,- tha ai në një deklaratë me shkrim.

Edicioni i pestë i CIIE, i cili do të zgjasë deri më 10 nëntor, tërhoqi përfaqësues nga 145 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare, mes tyre, duke përfshirë më shumë se 280 kompani lider në industri ose 500 kompanitë më të mira në botë. (Fatosi)