Prodhuesi kinez i automjeteve “Geely” hyn në tregun e BE-së
2022-11-07 14:39:46

Foto: VCG

Prodhuesi kinez i automjeteve “Geely Auto Group” ka hyrë në tregun e Bashkimit Evropian (BE) duke nënshkruar një marrëveshje me importuesin hungarez të makinave “Grand Automotive Central Europe” (GACE), njoftoi “Xinhua”.

Marrëveshja u nënshkrua nga Xue Tao, zëvendësmenaxher i përgjithshëm ekzekutiv i “Geely Auto International Corporation” dhe Viktor Molnar, drejtor ekzekutiv i “GACE”.

“GACE” do të shpërndajë “Geely's Geometry C”, një model makine elektrike e kategorisë premium, në Hungari, Republikën Çeke dhe Sllovaki nëpërmjet tregtarëve në rrjetin e saj. Makinat e para të markës “Geely” pritet të shiten në këto tre vende në gjysmën e parë të vitit 2023.

“Kjo është hera e parë që marka Geely hyn në tregun e Bashkimit Evropian. Ky partneritet me “Grand Automotive Central Europe” përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara për ambicien e globalizimit të kompanisë”,- tha Xue.

Sipas tij, “Geely”, një ndërmarrje globale, ka një linjë të pasur produktesh që përfshin automjete me motor me djegie, makina elektrike, automjete hibride, makina metanol dhe madje edhe shkëmbime baterish.

Sipas “Geely”, ndërkombëtarizimi është çelësi i planit strategjik të kompanisë dhe hyrja e markës së saj në tregun e Evropës Qendrore dhe Lindore është një hap i rëndësishëm në strategjinë e saj të globalizimit. (Fatosi)