Forumi mbi përfitimet nga tregtia Kinë-MB
2022-11-07 11:45:17

Foto: People.cn

Më shumë se 300 figura politike, biznesi dhe akademike nga Kina dhe Mbretëria e Bashkuar morën pjesë në Forumin e 5-të Ekonomik dhe Tregtar Kinë-MB javën e kaluar në Londër, ku ndanë njohuri mbi bashkëpunimin kino-britanik, njofton “China Daily”.

Forumi u mbajt personalisht për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit në vitin 2020.

Zheng Zeguang, ambasadori i Kinës në Britaninë e Madhe, theksoi rëndësinë e eventeve me peshë për marrëdhëniet dypalëshe.

“Nëse duam të jemi të suksesshëm si vend, nëse duam të jemi Britania globale, do të marrim një gjë që është absolutisht e qartë, se Azia ka të ngjarë të jetë kontinenti më i rëndësishëm në 50 deri në 100 vitet e ardhshme në këtë botë”,- tha Stephen Perry, kryetar i “48 Group Club”.

Tregtia dypalëshe u rrit nga 300 milionë dollarë në vitin 1972 kur Kina dhe Britania e Madhe vendosën marrëdhënie diplomatike ambasadore në 112.7 miliardë dollarë vitin e kaluar, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës. (Fatosi)