Ekspertët e lidhin rritjen e shpërthimeve të sëmundjeve në Afrikë me ndryshimin e klimës
2022-11-06 18:18:35

foto nga VCG

foto nga VCG

“Ne kemi parë një rritje të numrit të shpërthimeve të ebolës në Afrikë në të kaluarën e afërt. Që nga viti 2000, kemi pasur 32 shpërthime, 19 prej të cilave kanë ndodhur në dekadën e fundit dhe 13 në atë të mëparshme”,- tha ai gjatë një forumi të organizuar nga zyra e OBSH-së në Afrikë.

Mbi 50 për qind e shpërthimeve në dekadën e fundit kanë ndodhur në pesë vitet e fundit pasi përmbytjet dhe thatësirat janë bërë të zakonshme, si dhe rritja e temperaturës për shkak të ndryshimeve klimaterike.

Uganda aktualisht po lufton me një shpërthim të ebolës, me 131 raste dhe 48 vdekje.

Në Nigeri, më shumë se 2.8 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet më të këqija në një dekadë, me 1.3 milionë të zhvendosur dhe disa jetë të humbura, sipas Kombeve të Bashkuara.

Përmbytjet prekin sistemet e ujit që e bëjnë më të lehtë përhapjen e sëmundjeve si kolera, tha Otim. (Irma)

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG