Marrëveshjet mes Ballkanit Perëndimor, Michel: Ndihmon në kthimin e tregut të përbashkët rajonal në realitet
2022-11-05 17:17:52

Nenshkrimi i marreveshjeve ne Berlin (Foto Rtsh)

Nenshkrimi i marreveshjeve ne Berlin (Foto Rtsh)

Nënshkrimi i tre marrëveshjeve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, në samitin e Procesit të Berlinit 2022, është përshëndetur nga Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel.

Përmes një deklarate zyrtare, Michel deklaroi se Ballkani Perëndimor dhe BE-ja kanë nevojë për njëra-tjetrën dhe kjo është një domosdoshmëri gjeopolitike. Sipas Michel, arritja e marrëveshjeve do të ndihmojnë në kthimin e tregut të përbashkët rajonal në realitet në Ballkan, përcjell “RTSH”.

“Më shumë se kurrë, Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në dhe BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor. Është një domosdoshmëri gjeopolitike dhe një mundësi gjeopolitike. Është koha për të përshpejtuar ritmin e reformave dhe për ta bërë tashmë integrimin të dukshëm dhe konkret për qytetarët e rajonit. Përgëzoj liderët e Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e tre marrëveshjeve rajonale mbi lëvizshmërinë sot që do të ndihmojnë në kthimin e tregut të përbashkët rajonal në realitet. Ballkani Perëndimor mund të mbështetet gjithashtu në mbështetjen e BE-së në sektorin e energjisë dhe me përforcimin e qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve hibride”, shkruan Michel.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe Shqipërinë, nënshkruan tri marrëveshje që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët, në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirinë në Europën Qendrore. (Irma)