Importuesi më i madh gjerman i gazit “Uniper”, 40 miliardë euro humbje
2022-11-05 19:55:53

foto nga VCG

foto nga VCG

Importuesi më i madh gjerman i gazit “Uniper” regjistroi një humbje neto prej 40 miliardë euro (39 miliardë dollarë amerikanë) në nëntë muajt e parë të këtij viti për shkak të çmimeve të larta rekord të gazit, njoftoi kompania.

“Uniper” ka kohë që blen gaz me çmime dukshëm më të larta,- thuhet në deklaratën e kompanisë, duke shtuar se kostoja e lartë e blerjes së gazit nuk po kalonte te konsumatorët, citon “Xinhua”.

Çmimet e gazit në Evropë janë më shumë se dyfishuar që nga fillimi i konfliktit Rusi-Ukrainë. Në shtator, qeveria gjermane e shpëtoi “Uniper” nga falimentimi për shkak të rolit të saj kyç në furnizimin me energji të Gjermanisë. Pas rritjes së kapitalit dhe blerjes së një pakete aksionesh nga grupi finlandez i energjisë “Fortum”, aksionet e qeverisë do të jenë rreth 99 për qind.

Me një çmim total prej të paktën 30 miliardë eurosh, shtetëzimi i “Uniper” do të jetë shpëtimi më i kushtueshëm shtetëror i një kompanie në historinë e Gjermanisë. (Irma)

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG