“PetroChina” ndër firmat e reja ndërkombëtare për importin e gazit nga Bangladeshi
2022-11-05 18:03:27

foto nga VCG

Kriza e energjisë në tregun kombëtar shkaktoi mungesën e furnizimit me energjinë elektrike në Bangladesh/ foto nga VCG

“PetroChina” është ndër tetë firmat e reja ndërkombëtare që qeveria e Bangladeshit ka listuar për të blerë gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga tregu spot, raporton “Xinhua”.

Qeveria e Bangladeshit miratoi një propozim të enjten në një takim të Komitetit të Kabinetit për Çështjet Ekonomike (CCEA) të kryesuar nga Ministri i Financave AHM Mustafa Kamal.

Në përputhje me propozimin e miratuar, marrëveshja kryesore e shitjes dhe blerjes (MSPG) do të nënshkruhet me tetë firma, duke përfshirë PetroChina International Pte Ltd. Singapor; LNG Japan Corporation, Japoni; Socar Trading UK Ltd.; Korporata Ndërkombëtare POSCO, Koreja e Jugut; QatarEnergy Trading LLC; Inpex Corporation, Japoni; Pavilion Energy Trading & Supply Pte Ltd. Singapor; dhe PTT International Trading Pte Ltd, Singapor.

Me rritjen globale të çmimit të karburantit dhe mungesën e furnizimeve për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë, Bangladeshi po mendon të importojë dhjetëra ngarkesa LNG nga furnizuesit afatgjatë për të përballuar kërkesën në rritje të gazit natyror. (Irma)