Kancelari gjerman Scholz: Mbështetje Ballkanit Perëndimor në energjetikë dhe siguri
2022-11-05 17:38:20

Kancelari gjerman Olaf Scholz (Foto Atsh)

Kancelari gjerman Olaf Scholz (Foto Atsh)

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz deklaroi se BE-ja do ta mbështesë Ballkanin Perëndimor dhe do të financojë 1 miliard euro për energjinë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Berlin, me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Scholz tha se një marrëveshje e rëndësishme është nënshkruar midis vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e energjetikës dhe sigurisë, që të punojnë më ngushtë për masat e mbrojtjes së klimës, në mënyrë që të arrihet objektivi i 2030-s.

Scholz theksoi se dhe pjesëmarrësit e tjerë të Procesit të Berlinit do të vazhdojnë të mbështesin vendet e Ballkanit Perëndimor në afat të mesëm e të gjatë, në fushën e energjetikës, me fokus tek energjia e ripërtëritshme, shkruan “ATSH”.

“Gjermania do të përqendrohet në këtë ndihmë përmes bankës së saj “KfW” me hua deri në 200 milionë euro dhe në periudhën afatmesme gjithashtu për të ngushtuar tranzicionin, energjinë e gjelbër deri në 1 miliard euro”, -tha Scholz, duke theksuar se për këtë duhet të punojnë të gjithë së bashku.

“Samiti ka treguar se ka vullnet për të bashkëpunuar, kështu Gjermania do ta mbështesë këtë proces në të ardhmen. Edhe BE-ja e mbështet këtë proces, sidomos Komisioni Evropian”, tha Scholz. (Irma)