Inflacioni, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë rrit edhe me 0.5% normën bazë të interesit
2022-11-04 16:32:09

Guvernatori i Bankes (Foto RTSH)

Guvernatori i Bankes (Foto RTSH)

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë rrit edhe me 0.5% normën bazë të interesit. Lajmi u bë i ditur nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, përcjell “RTSH”.

Në këtë mënyrë, norma bazë e interesit shkon nga 2.25%, në 2.75%. Sipas guvernatorit, shkak për këtë rritje të normës bazë të interesit është konflikti në Ukrainë, pasi inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi një rritje të mëtejshme gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022.

“Paralelisht me këtë vendim, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të rrisë me 0.5 pikë përqindje normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 3.25% në nivelin 3.75%, si dhe të rrisë me 0.5 pikë përqindje normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 1.25% në nivelin 1.75%”,- tha Sejko. (Irma)