"Time": Dhuna është e rrënjosur në politikën amerikane
2022-11-04 15:11:14

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Revista e përjavshme amerikane "Time" njoftoi të mërkurën se historia ka treguar që dhuna është e rrënjosur në politikën amerikane. Ajo është arma e grupeve të fuqishme kundër udhëheqësve të zgjedhur që sfidojnë pushtetin e këtyre grupeve dhe përdoret për pengimin e reformës dhe frikësimin e civilëve. Dhuna politike amerikane është e organizuar dhe e qëllimshme dhe është normalizuar politikisht, thekson revista.

Sipas njoftimeve, presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi ditët e fundit se demokracia amerikane "është afër kufirit të shembjes". Ai dënoi incidentin e sulmit kohët e fundit kundër bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan Nancy Pelosi dhe vuri në dukje se dhuna kundër zyrtarëve të Partisë Demokratike, të Partisë Republikane dhe aty pa parti është pasojë e "gënjeshtrave të thëna për pushtet dhe përfitime, gënjeshtrave të konspiracionit dhe ligësisë", të cilat "do të shkaktojnë një cikël zemërimi, urrejtjeje e madje dhune" në ShBA. (Fani)