Artikull nga ambasadori kinez Zhou Ding në “Gazeta Shqiptare”: Kina nis një udhëtim të ri, bota hap mundësi të reja
2022-11-03 16:44:02

Ambasadori i Kines ne Shqiperi Zhou Ding (Foto Gazeta Shqiptare)

Ambasadori i Kines ne Shqiperi Zhou Ding (Foto Gazeta Shqiptare)

Ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, deklaroi në një artikull të botuar në “Gazeta Shqiptare”, se në Kongresin e 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës u zgjodh udhëheqja e re qendrore me Sekretarin e Përgjithshëm Xi Jinping në qendër, si dhe u shqyrtuan ndryshimet e mëdha të ndodhura në Kinë në dhjetë vitet e fundit dhe u përcaktua qëllimi i përgjithshëm i zhvillimit të Kinës deri në vitin 2035.

Ambasadori Zhou e cilëson si një konferencë historike të mbajtur në një moment kritik, kur Kina nis një rrugëtim të ri të ndërtimit të një vendi të modernizuar socialist në të gjitha aspektet dhe marshimit drejt objektivit të njëqindvjetorit të dytë. Ai shpreh besimin se shumë miq shqiptarë janë të interesuar për këtë konferencë.

Ai thekson se artikullin e botuar në “Gazeta Shqiptare” se në frymën e konferencës qëndron filozofia e zhvillimit me në qendër popullin dhe përmirësohet në mënyrë të palëkundur jetesa dhe mirëqenia e njerëzve; përshpejtohet ndërtimi i një modeli të ri zhvillimi dhe promovohet modernizimi i stilit kinez me cilësi të lartë zhvillimi; mbahet lart flamuri i ndërtimit të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin dhe përpiqet të promovohen paqja dhe zhvillimi botëror.

Sipas ambasadorit Zhou, ky kongres jo vetëm që vuri në dukje rrugën për zhvillimin e ardhshëm të Kinës, por gjithashtu injektoi një shtysë të fortë në shkëmbimet miqësore dhe bashkëpunimin praktik midis Kinës dhe vendeve të tjera të botës, përfshirë Shqipërinë.

“Miqësia tradicionale mes Kinës dhe Shqipërisë ka rrënjë të thella. Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë ruajtur një zhvillim të shëndoshë dhe të qëndrueshëm për një kohë të gjatë. Bashkëpunimi mes dy palëve ka potencial të madh dhe perspektiva të gjera. Unë jam i bindur se Kina dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë më ngushtësisht nën iniciativën “Një brez, një rrugë” dhe kuadrin e bashkëpunimit midis Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Bashkëpunimi dypalësh praktik në fushat ekonomike-tregtare, kulturore, arsimore, etj, do të ketë më shumë mundësi zhvillimi. Le të bashkohemi për të shkruar një kapitull të ri të miqësisë, ku populli kinez dhe ai shqiptar do të ndihmojnë dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin”,- përfundon artikullin ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding. (Irma)