Manastirliu: Subvencionim të kontributeve për 5 vitet e para për nënat e papuna me mbi tre fëmijë
2022-11-02 15:46:42

Ndihma sociale (Foto Atsh)

Ndihma sociale (Foto Atsh)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi se me buxhetin 2023 financohet politika e re, e mbështetur nga nisma e Këshillimit Kombëtar, për mbështetjen e grave të papuna me 3 dhe më shumë fëmijë.

Ministrja Manastirliu tha se ky program planifikon të financohet në vlerën 600 milionë lekë dhe mbështet çdo grua me 3 apo më shumë fëmijë deri 18 vjeç, të papuna, me të ardhura familjare deri në 100 mijë lekë/muaj, duke subvencionuar nga shteti masën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, si një mbështetje direkte për kujdesin në 5 vitet e para të fëmijës, shkruan “ATSH”.

Ministrja Manastirliu u shpreh se gjithashtu do të vijojë mbështetja për sa i përket mbështetjes së programeve të ndihmës ekonomike, pagesave të paaftësisë dhe Fondit Social për ngritjen e shërbimeve sociale në territor. (Irma)