I dërguari kinez kërkon heqjen e pengesave për eksportet ruse të grurit dhe plehrave bujqësore
2022-11-01 19:22:31

I dërguar i Kinës u bëri thirrje të hënën vendeve përkatëse të marrin masa konkrete për të hequr pengesat me të cilat përballen eksportet ruse të grurit dhe plehrave bujqësore, duke paralajmëruar kundër politizimit dhe "armëzimit" të çështjeve ekonomike dhe tregtare.

Geng Shuang, zv.përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara (OKB), i bëri komentet në një debat të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Nismën e Drithit të Detit të Zi.

Më 22 korrik, Rusia dhe Ukraina nënshkruan veçmas një dokument në Stamboll me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara mbi eksportet e grurit dhe plehrave bujqësore nga Ukraina dhe Rusia, për të siguruar furnizimet në tregjet globale në sfondin e konfliktit të armatosur Rusi-Ukrainë.

Rusia njoftoi të shtunën se do të pezullojë menjëherë dhe për një kohë të pacaktuar zbatimin e Nismës së Drithit të Detit të Zi, duke e akuzuar Ukrainën për sulme me dronë kundër anijeve dhe infrastrukturës së Flotës ruse të Detit të Zi.

安理会审议黑海港口农产品外运协议 中方呼吁找到满足各方关切的解决方案

Kina e ka vënë re njoftimin e fundit të Rusisë për pezullimin e pjesëmarrjes së saj në nismë, si dhe përgjigjen e Ukrainës, OKB-së dhe palëve të tjera përkatëse, tha Geng.

"Ne shpresojmë që palët e interesuara të vazhdojnë komunikimin, të rivendosin besimin e ndërsjellë dhe të gjejnë një zgjidhje që mban parasysh shqetësimet e të gjitha palëve," tha ai, duke shtuar se Kina gjithashtu shpreson se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të vijojë të luajë një rol aktiv në këtë drejtim.

Në korrik, Kombet e Bashkuara nënshkruan një memorandum mirëkuptimi me Rusinë për hyrjen e plotë të produkteve ushqimore dhe plehrave bujqësore ruse, përfshirë amoniakun, në tregjet globale.

Eksportet e grurit dhe plehrave bujqësore të Rusisë janë po aq të rëndësishme për tregun ndërkombëtar dhe memorandumi i nënshkruar midis Rusisë dhe OKB-së duhet gjithashtu të zbatohet në mënyrë efektive, vuri në dukje Geng.

Ai u bëri thirrje vendeve përkatëse që të braktisin plotësisht qasjen e gabuar të politizimit dhe përdorimit si armë të çështjeve ekonomike dhe tregtare. (Zhan Dian/Artan)