Kryeministri Rama: 80% të faturës së energjisë e paguan shteti
2022-10-31 11:12:46

Kryeministri Edi Rama (Foto Atsh)

Kryeministri Edi Rama (Foto Atsh)

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se në faturën e energjisë të çdo familjeje dhe biznesi të vogël, 20% e paguajnë konsumatorët dhe 80% e paguan shteti, citon “ATSH”.

Gjatë një takimi në qytetin e Peshkopisë, kryeministri Rama tha se qeveria po bën një sforco të jashtëzakonshme që mos të lejojë që çmimi i rritur i energjisë të prekë familjet dhe biznesin e vogël.

Sipas tij, rritja e çmimit të energjisë do të sillte menjëherë një rritje të çmimeve të të gjitha produkteve dhe rritje të inflacionit.

“Sot ne kemi inflacionin më të ulët në rajon pikërisht se i kemi vënë një mburojë financiare çdo familjeje dhe çdo biznesi të vogël dhe duam me çdo kusht që ta mbajmë këtë mburojë financiare”,- tha kryeministri Rama. (Fatosi)