Kumbaro: 6.4 milionë turistë të huaj në 9 muaj e parë të vitit
2022-10-30 15:14:16

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, zhvilloi një takim me një përfaqësi të Shoqatës Unioni Turistik Shqiptar.

Foto:VCG

Foto:VCG

Përmes një njoftimi zyrtar, ministrja Kumbaro deklaroi se gjatë 9 muajve të parë të vitit në Shqipëri kanë hyrë 6.4 milionë turistë të huaj, duke tejkaluar jo vetëm vitin 2021 por edhe gjithë vitin 2019 që deri më tani mbante rekordin.

Sipas saj, këto janë të dhëna të konfirmuara edhe nga vetë turoperatorët dhe strukturat hoteleriere, që kanë pasur një sezon turistik më të gjatë dhe një sezon veror më të mbarë.

“Janë pikërisht ata që kanë bërë një punë fantastike në mikpritjen e vizitorëve duke treguar një standard shumë më të lartë organizimi dhe përfaqësimi, ndaj pikërisht mblidhemi vazhdimisht për të mësimet e një sezoni e njëherazi për të përveshur mëngët për organizimin e sezonit të ardhshëm dhe promovimit ndërkombëtar të ofertës shqiptare”,- shkruan ministrja Kumbaro. (Irma)