Komiteti: SHBA-ja dhe Kina duhet të frymëzohen nga historia për të përmirësuar lidhjet dypalëshe
2022-10-30 15:33:27

Shtetet e Bashkuara dhe Kina duhet të frymëzohen nga historia për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre dypalëshe, çka është thelbësore për të zgjidhur çështjet kryesore me rëndësi globale, duke përfshirë ndryshimin e klimës, pandeminë dhe terrorizmin, deklaroi presidenti i Komitetit Kombëtar për Marrëdhëniet SHBA-Kinë, Stephen A. Orlins.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në darkën gala vjetore të Komitetit, Orlins tha se është e rëndësishme të gjendet rruga për përmirësimin e lidhjeve, bën të ditur “Xinhua”.

“Kohët sigurisht kanë ndryshuar, por Komiteti Kombëtar mbetet i palëkundur në angazhimin e tij për të ndërtuar marrëdhënie më të mira SHBA-Kinë, për të mbajtur të hapura shkëmbimet dhe për të edukuar amerikanët dhe kinezët për njëri-tjetrin”,- tha Orlins.

Kryetari i Komitetit dhe ish-sekretari i Thesarit i SHBA-së, Jacob J. Lew, u bëri jehonë pikave të Orlins.

“Nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme të ruash kontakte dhe dialog. Ka qenë një periudhë sfiduese, prandaj është kaq e rëndësishme që ne të bëjmë punën kur është e vështirë për t'u bërë, jo vetëm kur është e lehtë për t'u bërë. Kontakti mes njerëzve, dialogu, shkëmbimet kulturore dhe sportive janë çelësi për lidhjen e popullit amerikan dhe popullit kinez”,- tha Lew. (Irma)