Greqi-Frontex, stërvitje për operacione shpëtimi në Rodos
2022-10-30 15:29:13

Në brigjet e ishullit Rodos në Greqi u zhvillua një stërvitje ndërkombëtare e operacionit të shpëtimit, si pjesë e një përpjekjeje për të forcuar bashkëpunimin ndërkufitar për të shpëtuar jetë në det.

Foto:VCG

Foto:VCG

Operacioni u organizua nga Roja Bregdetare Greke dhe Agjencia Evropiane e Rojes Kufitare dhe Bregdetare (Frontex).

Anije me ekuipazhe nga Franca dhe Italia, si dhe aeroplanë nga Letonia, iu bashkuan forcave greke në stërvitje, shkruan “Xinhua”.

Në një përpjekje për të parandaluar kontrabandën dhe për të shpëtuar jetë, forcat e Frontex janë vendosur në Detin Mesdhe, përfshirë në ujërat greke, që nga fillimi i krizës së refugjatëve shtatë vjet më parë.

Më shumë se 29.000 vdekje janë regjistruar gjatë udhëtimeve migratore në Evropë gjatë kësaj periudhe, duke përfshirë të paktën 5684 vdekje në rrugët e emigracionit për në dhe brenda Evropës që nga fillimi i vitit 2021.

Më shumë se një milion njerëz kanë hyrë ilegalisht në Greqi që nga viti 2015 dhe shumica kanë vazhduar udhëtimin e tyre drejt vendeve të tjera evropiane. Megjithatë, sipas të dhënave zyrtare greke, qindra janë mbytur në det. (Irma)