“Tirana Youth Perform Fest”, festivali kushtuar të rinjve
2022-10-29 18:07:26

Festivali i te rinjve (Foto Atsh)

Festivali i te rinjve (Foto Atsh)

Qendra për Hapje dhe Dialog organizoi festivalin multidisiplinor “Tirana Youth Perform Fest”, një bashkëpunim me qendrën “Performancë”, për t’u dhënë zë krijimeve artistike të të rinjve të talentuar dhe për t’i inkurajuar ata të shprehin gjithnjë botën e tyre.

Edicioni i parë i “Tirana Youth Perform Fest” filloi me mbrëmjen e arteve vizuale, ku morën pjesë 58 artistë të rinj, të cilët prezantuan krijimtaritë e tyre përmes teknikave të ndryshme si: pikturë, pikturë në vaj, stilim në instalacion, skulpturë, skulpturë portret, instalacion me materiale të riciklueshme, lloje të ndryshme grafikash (linoleum, serigrafi, pecikllaz), linogravurë e video animacion, shkruan “ATSH”.

Në këtë mbrëmje artistike ishin të ftuar me punimet e tyre edhe 75 piktorë të vegjël, prania e të cilëve i dha gjallëri ambientit. 

Një nga mbështetësit e këtij eventi ishte edhe Bashkia Tiranë. (Irma)