ShBA-ja “luan fort”kundër aleatëve europianë
2022-10-28 17:16:53

Kohët e fundit, presidenti francez Emmanuel Macron e ka kritikuar disa herë ShBA-në për shitjen e gazit natyror me çmim të lartë në Evropë gjatë krizës energjetike evropiane, duke e quajtur këtë "standard të dyfishtë". Macron vuri në dukje se ShBA-ja e furnizon me gaz natyror tregun evropian me çmim tre deri në katër herë më të lartë sesa është çmimi në tregun e vet të brendshëm, gjë që përbën standard të dyfishtë.

Në fakt, ka edhe shumë shembuj të tjerë. Kështu, me rritjen e vlerave të këmbimit të dollarit amerikan, euro është nënçmuar ndjeshëm. Për interesat e veta, ShBA-ja mund të "luajë fort" kundër aleatëve evropianë.