Foto:VCG
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann, deklaroi se mbështetja e BE-së po ndihmon në zhvillimin e bizneseve lokale në mbarë Shqipërinë në një mënyrë të gjelbër dhe të qëndrueshme.
Ndërsa vizitoi një kompani në Korçë, që mbulon rreth 50% të nevojave të saj për energji nga panelet diellore të blera me fondet e BE-së, përmes një postimi në “Facebook”, ajo tha se kjo është tepër e rëndësishme në kontekstin e sotëm energjetik.
“Krenare që pashë një shembull tjetër të shkëlqyer se si mbështetja e BE-së ka modernizuar dhe lehtësuar funksionimin efikas të një kompanie shqiptare”,- shkroi ambasadorja Hohmann.
Ajo theksoi se BE-ja është deri tani kontribuesi më i rëndësishëm në modernizimin dhe rritjen e konkurrencës së bujqësisë në Shqipëri.