Von der Leyen në Tiranë: BE, 80 milionë euro në grante për Shqipërinë si mbështetje për krizën energjetike
2022-10-28 11:50:52

Foto: VCG

Kryeministri Edi Rama priti në Tiranë presidentet e KE-së, Ursula von der Leyen, e cila po zhvillon një tur në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë një konference të përbashkët shtypi, shefja e KE-së deklaroi se BE-ja ka menduar për një paketë mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor, për krizën energjetike.

Sipas saj, BE-ja do të akordojë për Shqipërisë 80 milionë euro në grante, si mbështetje për krizën energjetike dhe 500 milionë euro për Ballkanin për modernizimin e sistemit energjetik.

“Në këtë kohë krize, pavarësisht se Shqipëria nuk ka varësi nga gazi rus, por energjia elektrike që vjen në Shqipëri ndikohet nga çmimet e larta të tregut. Ne kemi vendosur që të jemi unitarë dhe solidarë. Pra, ne jemi pjesë e një unioni për energjinë dhe po propozojmë një paketë mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor, për të ndikuar në zbutjen e çmimeve”,- tha von der Leyen.

Po ashtu, presidentja e KE-së e vuri theksin dhe te mbështetja për energjinë e rinovueshme, e cila ndër aspektet pozitive që ka është edhe miqësore me mjedisin.

Von der Leyen tha se Shqipëria duhet të jetë krenare për arritjet e saj, në rrugëtimin drejt integrimit europian. Sipas saj, samiti i ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor, do të jetë tepër i rëndësishëm edhe për Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi BE-në për ndihmën e dhënë kundrejt Shqipërisë. Ai theksoi se falë mbështetjes së presidentes von der Leyen vendi pati një mbështetje edhe më të madhe pas tërmetit katastrofike të pak viteve më parë.

Lidhur me krizën energjetike, kryeministri Rama deklaroi se informoi presidenten von der Leyen për qasjen e Shqipërisë për të mbështetur të gjitha familjet dhe për mos të prekur çmimin e energjisë elektrike.

“Falë qasjes së KE-së dhe ndaj jush personalisht ndaj Ballkanit Perëndimor  përsëri ne nuk jemi vetëm. Kështu që dua ta falenderoj presidenten për këtë ndalesë në Tiranë. Kemi qenë së bashku për të parë punimet e hekurudhës së re më në fund në këtë rast jo për shkak të burokracisë së Komisionit, por të Bankës Europiane për Ndërtim e Zhvillim, projekti ka nisur më vonë se parashikimi, në pranverën e 2024 do të kemi aksin hekurudhor, Tiranë-Durrës, Tiranë-Rinas-Durrës dhe e kundërta”, tha Rama. (Irma)