ShBA: Pagat nuk përballojnë dot inflacionin dhe dy të tretat e banorëve shpenzojnë të gjithë pagën mujore
2022-10-28 11:37:17

Foto: VCG

Rrjeti televiziv amerikan CNBC njofton që, sipas një sondazhi të  bërë nga kompania "Lending Club", 63 % e amerikanëve e shpenzojnë pagën e tyre mujore po në të njëjtin muaj kur e marrin, e madje, edhe në mesin e atyre që kanë të ardhura vjetore mbi 100 mijë dollarë, afro 50 % e shpenzojnë pagën mujore po në të njëjtin muaj.

Ekspertët shprehen se inflacioni është shumë i lartë dhe rritja e pagës së njerëzve nuk mund të ndjekë ritmet e rritjes së tij. Gjithnjë e më shumë amerikanëve u mbeten pak të ardhura pasi paguajnë shpenzimet kryesore.

Sipas sondazhit, në shtator të këtij viti treguesi i çmimeve të konsumit (CPI) në ShBA u rrit me 8.2 % në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa pagat u shtuan vetëm 5 % gjatë së njëjtës periudhë. Vetëm një në  dhjetë punëtorë tha se rritja e të ardhurave të tij mund të përballonte inflacionin. Shumica e punëtorëve besojnë se rritja e të ardhurave s'mund të përballojë inflacionin e lartë dhe janë të shqetësuar se kjo do të bëhet normë. (Çang Çuo)