Nis patrulla e 122-të e përbashkët në lumin Mekong
2022-10-27 09:44:34
Foto: VCG
Autoritetet e zbatimit të ligjit nga Kina, Laosi, Mianmari dhe Tajlanda bashkuan forcat të martën për fillimin e patrullës së 122-të të përbashkët të lumit Mekong. Gjithsej katër anije marrin pjesë në operacion. Gjatë patrullës, e cila pritet të zgjasë katër ditë e tri net, ekuipazhet nga të katër vendet do të udhëtojnë më shumë se 600 km, me fokus në trajtimin e krimit ndërkufitar për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin përgjatë lumit, bën të ditur “Xinhua”.
Lumi Mekong, i njohur si lumi Lancang në Kinë, është një rrugë ujore jetike për transportin ndërkufitar.
Kina, Laosi, Mianmari dhe Tajlanda kanë kryer patrulla të përbashkëta në lumë që nga dhjetori 2011. (Elona)
Lajmet Kryesore