Nis zyrtarisht sezoni i shfaqjes në Afrikë i "Festivalit të Imazheve të Kinës"
2022-10-27 17:15:00

Të mërkurën nisi zyrtarisht sezoni i shfaqjes në Afrikë i "Festivalit të Imazheve të Kinës". Nëpërmjet mediave dhe institucioneve kryesore afrikane, filma artistikë dhe dokumentarë në shumë gjuhë u transmetuan dhe u takuan zyrtarisht me publikun afrikan. Mediat kryesore afrikane, si Televizioni Kombëtar i Ruandës, Televizioni "Afrika" i Gabonit etj., transmetuan dokumentarin "Dekodimi i dekadës" në orët kryesore televizive të mbrëmjes.

Veprimtaria globale e "Festivalit të Imazheve të Kinës" organizohet bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG)  dhe Ministria e Kulturës dhe e Turizmit e Kinës. Në katër muajt e fundit, më shumë se 70 media dhe institucione të huaja nga më shumë se 40 vende kanë marrë pjesë në këtë veprimtari. Sezoni i shfaqjes në Afrikë është aktiviteti i parë rajonal i "Festivalit të Imazheve të Kinës", duke hapur një dritare për publikun afrikan për të kuptuar modernizimin e stilit kinez. Imazhet shumëngjyrëshe i kanë afruar popullin kinez dhe popujt afrikanë, duke ndërtuar platformën për shkëmbimin e ideve, për thellimin e konsensusit dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në  më shumë  fusha  ndërmjet Kinës dhe Afrikës. Ministri i Turizmit i Kamerunit Bello Bouba Maigari, sekretari i Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Komoreve Kassim Loutfi, ministri i Integrimit dhe i Unitetit Kombëtar të Bregut të Fildishtë Bertin Kouadio Konan, ministri i Kulturës dhe i Trashëgimisë Historike të Senegalit Aliou Sow etj., mbajtën fjalime, ku shprehën urimet më të mira për miqësinë kino-afrikane dhe për këtë veprimtari, duke vënë në dukje që zhvillimi i ri i Kinës i ka ofruar botës mundësi të reja.

Shen Haixiong, drejtor i CMG-së, bëri të ditur në fjalën e tij se në qershor të këtij viti, CMG-ja nisi veprimtarinë "Festivali i Imazheve të Kinës" për t'i treguar audiencës globale forcën tërheqëse të Kinës në epokën e re. Ky sezon i shfaqjes në Afrikë është veprimtaria e parë rajonale në kuadër të këtij festivali dhe është një tjetër arritje e bashkëpunimit mediatik  dhe e shkëmbimeve  kulturore Kinë-Afrikë. Përballë situatës së tanishme komplekse dhe të paqëndrueshme ndërkombëtare, CMG-ja  do të  zbatojë konceptin  e "së vërtetës dhe sinqeritetit". Ajo do të shfrytëzojë kulturën si urë për të thyer barrierat e për të rritur mirëkuptimin dhe do të bëjë përpjekje për të paraqitur bukurinë e qytetërimeve të larmishme e harmonike botërore. (Çang Çuo)