Treguesi i besimit të konsumatorit i ShBA-së, rënie të madhe në tetor
2022-10-27 17:03:02

Agjencia e lajmeve "The Associated Press" njoftoi të martën se treguesi i besimit të konsumatorit i ShBA-së është ulur në tetor, për shkak të shqetësimeve mbi inflacionin dhe recesionin e mundshëm ekonomik vitin tjetër. Bordi i Konferencave publikoi një raport, sipas të cilit treguesi i besimit të konsumatorit amerikan ra në 102.5, nga 107.8 që ishte në shtator dhe më i ulët se 106.5 i parashikuar nga ekonomistët më parë. Në të njëjtë kohë, edhe treguesi i pritshmërive të konsumatorit u ul në 78.1, nga 79.5 që ishte në muajin e kaluar. Ka shenja se ngritja e madhe e normave të interesit nga Rezerva Federale Amerikane ka sjellë ngadalësim në tregun e punës. Përqindja e konsumatorëve që besojnë se vendet e punës janë "të mjaftueshme" është ulur dhe është ngritur përqindja e atyre që mendojnë se është shumë e vështirë që të punësohen. (Xu Guang)